Një përleshje mes të burgosurve është shënuar sot në burgun e Rrogozhinës. Përleshja ndodhi në palestrën e burgut. Në këtë përleshje janë përfshirë më shumë se 5 persona. Si pasojë, një i dënuar ka mbetur i plagosur. I plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes mes të burgosurve.