Shtypja e lartë e gjakut apo hipertensioni sulmon gjithnjë e më shumë njerëz.
Mund të çojë edhe deri te komplikimet vdekjeprurëse, duke përfshirë sulmin në tru dhe sulmin në zemër.
Kjo gjendje mund të pengohet me ushqim të drejtë dhe me ushtrime, ndërkaq shkencëtarët kanë ardhur deri te të dhënat që rreziku dukshëm zvogëlohet edhe nëse nga menyja e eliminoni pataten.
Konsumimi i katër apo më shumë racioneve të cilat përfshijnë pataten gjatë javës rrit shansin për tension të lartë të gjakut për rreth 11 për qind, në krahasim me njerëzit të cilët hanë më pak se një porcion në muaj, theksojnë shkencëtarët.
Zëvendësimi më i mirë për pataten, sipas mjekëve, është panxhari. Panxhari përmban nitrate, të cilat ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe pastaj ulin shtypjen e gjakut.
Pos panxharit, në luftën me hipertensionin mund të ndihmojë edhe jogurti. Për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit, magnezit dhe kaliumit panxhari ndikon pozitivisht në gjendjen e nivelit të ngritur të shtypjes së gjakut. Konsumimi i rregullt i jogurtit mund të ulë këtë nivel deri në 20 për qind.
Simptomat më të shpeshta të shtypjes së lartë të gjakut përfshijnë:
▪ Rrahje të forta të zemrës,
▪ Gjak në urinë,
▪ Dhembje të fuqishme të kokës.
Është shumë me rëndësi që të gjithë personat e rritur mbi 40 vjeç të kontrollojnë shtypjen e gjakut së paku një herë në pesë vjet.