Përgjegjësi për zyrtarët e arrestuar, Rama: Fajin e ka kush e shkel besimin e marrë – kush shkel …

0
Përgjegjësi për zyrtarët e arrestuar, Rama: Fajin e ka kush e shkel besimin e marrë – kush shkel …
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalimit në Kongresin e Partisë Socialiste ka komentuar edhe arrestimet ndër radhët e socialistëve.

Ai ka thënë se është koha që PS të bëhet katalizatore e një bashkimi rreth vlerash, që i tejkalojnë hendeqet e kota.

“Kjo është koha që PS të bëhet flamuri për sigurinë, përkujdesjen dhe zhvillimin e familjes sonë kombëtare. S’kemi nevojë të presim një fatkeqësi për të kuptuar sa e rëndësishme është të bëhemi bashkë. Këtë duhet ta bëjmë kulturë në sjellje, në vendimmarrje në veprim. Kjo i duhet sot Shqipërisë, kjo i zbut edhe çmimet. Kjo i duhet më shumë se çdo llogari që lidhet me para, e kush mund ta bëjë këtë nëse jo PS.

Kush do e bënte reformën në drejtësi, për ta çliruar nga kapja e saj prej 500 vjetësh. Kush ka pasur Shqipëria drejtësi.

Çuditërisht për mua ka plot njerëz sot, që për ngjarjet e fundit nuk e shikojnë atë çka duket e qartë vendosmërinë e PS në përpjekjen për të hapur një rrugë të re për drejtësinë. E keni dëgjuar, më thonë a je ti përgjegjës, pse zgjodhe këtë apo atë. Fajin e ka kush e shkel besimin e marrë. Përgjegjësia është individuale. Një kryeministër, nuk mban përgjegjësi pse një pjesëtar e humbet pinin dhe del nga rruga e ligjit, ata mbajnë përgjegjësi për rolin që luajnë në rendin ligjor. Këtë përgjegjësi mban PS”, tha ai.

RonaTyra

“Dhe ku e mban PS këtë përgjegjësi, këtu në këtë vend ku pak vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë dhe policia nuk ekzekutonte fletëarrestet nga skena e krimit të 4 vrasjeve. Në këtë vend para pak vitesh tatimet drejtoheshin nga shpia nga një i dënuar dhe kryeministri thoshte do pres vendimin e formës së prerë. Përfytyroni të tilla gjëra t’i bëja unë, por kjo s’është arsye të na vijë keq. Fakti që s’jemi si ata është medalje nderi për ne.

Dhe pikërisht këtu është ndryshimi. Ata janë një parti ne jemi një frymë. Ne jemi brumi pa të cilin politika nuk gatuan dot asgjë. Për këtë arsye, atyre iu falet, sepse janë të vegjël, mediokër, të paaftë dhe s’kanë asgjë në dorë, kurse ne nuk do na falej kurrë. Ne jemi të mëdhenj jemi PS”, u shpreh Rama.

Më tej, ai tha “Përfytyrojeni që të ndaloheshin ministra, deputetë, kryetarë bashkie dhe policia të shkonte t’i merrte me duar lidhur dhe të mos dëgjohej një fjalë gojë kundër organeve të drejtësisë.

Le të çohet kush ka respekt për inteligjencën e tij, ja pra që po ndodh. Thonë pse po ha vetëm nga ne, sharra e SPAK-u, nuk di çfarë të them për sharrën e tyre por di për tonën. Ne as nuk e kemi kapur drejtësinë, as nuk do e kapim, ne duam drejtësi të drejtë në këtë vend se ky vend nuk është i yni është i fëmijëve tanë dhe nuk bëj shaka. Kur shkel në dërrase të kalbur në këtë familje, të shkojë të marrë avokat. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie për asnjë ministër, asnjë deputet, asnjë kryetar bashkie apo zyrtar që thirret nga organet e drejtësisë.  Thonë ky i gjati nuk mban. Unë nuk lëshoj askënd që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta, i vë gjoksin, fytyrën dhe zërin në dispozicion dhe i dal unë përpara baltës që hidhet drejt kudo që është pjesëtar në këtë familje”. /TCH/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu