Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrton këtë të shtunë kërkesën e bërë nga ish-deputeti socialist Alqi Bllako për lirimin nga burgu.
Ish-deputeti ka argumentuar në kërkesën e tij drejtuar gjykatës se nuk ka prova për fajësinë e tij.
Gazetarja Nikoleta Kovaçi, ka konfirmuar se seanca ka nisur rreth orës 10:00 paradite.
Seanca përfundoi rreth orës 12:00 dhe Apeli pritet të dalë me vendim në orën 13:00.