Janë mbyllur dy ndeshjet e para të rrethit të parë të Kupës së Kosovës.
Minatori ka shkatërruar Sharrin me rezultatin e lartë 11:1.
Kurse, në duelin tjetër Dardanët mposhtën 2:1 Beharin.
Nesër do të zhvillohet takimi i fundit i këtij rrethi në mes të Vllazërisë dhe A&N, ndërsa Fushë Kosova nga ky rund ka kaluar pa lojë.
Minatori 11:1 Sharri
Dardanët 2:1 Behari
Vllazëria – A&N, zhvillohet nesër ora 12:30.