Një zjarr i përmasave të medha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Prull të Lezhës.
Flakët janë konstatuar në orët e drekës dhe të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtesi në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrje e zjarrfikësve.
Aktualisht në terren janë vetëm punonjësit e shërbimit pyjor të cilët po ndërhyjnë me mjete rrethanore.