Përfaqësuesja e Serbisë në Eurovision në shënjestër të kritikave pasi pozoi me tavolina në formë …

0
Përfaqësuesja e Serbisë në Eurovision në shënjestër të kritikave pasi pozoi me tavolina në formë …
Gjigandi

Fotografi i Radio Televizionit të Serbisë, Gordan Jovic, ka publikuar një seri fotografish të Konstraktas, të cilat janë realizuar në kuadër të fushatës zyrtare Eurovisionin dhe në të cilat ka tavolina në formën e shkronjës Z.

Kënga “In Corpore Sano” do ta përfaqësojë Serbinë në Festivalin Evropian të këngës, mirëpo skenografia interpretohet si mbështetje dhe lavdërim ndaj Rusisë.

Në fillim të agresionit kundër Ukrainës, Rusia përdori shkronjën ‘Z’ si simbol të njohjes së ushtrisë së saj. Simboli është bërë i njohur në mbarë botën dhe disa e krahasojnë me svastikën naziste.

Menjëherë është hedhur dyshimi nëse bëhet fjalë për përdorim të qëllimshëm të shkronjës Z, por nuk është e mundur që të mos merret parasysh konotacioni i kësaj skenografie.

Konstrakta menjëherë u gjend në shënjestër të kritikave kryesisht për shkak të tavolinave në formë të shkronjës Z, të cilat e mbështesin (jo)qëllimisht Rusinë.

RonaTyra

Kritikët e parë kanë qenë përdoruesit e Twitterit, të cilët nuk e kanë kursyer këngëtaren, emri i vërtetë i të cilës është Ana Djuric.

Ovako izgleda kad se pretera.
Steta.
A super je pocela, lepo, svedeno i sa smislom.
A najvise – sramota za ovo Z: ljudska, intelektualna i svakakva. @konstrakta

– MARINA RAKIC (@MARINARAKIC) April 24, 2022

Në ndërkohë, RTS ka publikuar një deklaratë lidhur me këtë skenografi duke hedhur poshtë “çdo qëllim të ngjashëm dhe e konsiderojnë keqdashëse lidhjen e përfaqësueses së tyre me situatën aktuale politike në botë”.

“Tavolinat në fotografi janë përdorur për më shumë se tre vjet për nevojat e emisioneve tona dhe në këtë rast janë përdorur vetëm për një sesion fotografik. Të ngarkosh një kuptim të ri në atë element skenografik është absolutisht e pakuptimtë dhe në disa raste dashakeqe”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Radio Televizionit të Serbisë. /

abc24.al

/

Kada je konstrakta neplanirano pobedila, svi puleni bia-e su krenuli da je pljuju ali je bia brzo shvatila da im je upala kašika u med. Imaju verskog fanatika koji je spreman da se slika pored porfirija, dva slova Z. zvižduci u Torinu biće napad na srbiju, win-win za žvalavog

– 2020 (@dvehiljade20) April 24, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu