Shpalosen emrat që do të performojnë sivjet në Bamboo Mayfest

0
Shpalosen emrat që do të performojnë sivjet në Bamboo Mayfest
Gjigandi

Festivali i K’naqësis’ Bamboo Mayfest, edicioni I 14, po mbahet edhe sivjet prej datës 30 prill deri me 4 Maj, në Hotel Otrant ne Ulqin.

Si asnjëherë më parë, në 14 vite bashkë, Ministria e Kënaqësisë se bashku me hotel Otrant , është kujdesur që të organizojë përsëri festën më të bukur ndonjëherë.

Së shpejti fillon festivali i njohur dhe i shumëpritur në vend e rajon, Bamboo Mayfest.

Ky festival që mbahet në formë tradicionale në Ulqin ofron një mundësi unike të përjetimit të kënaqësisë pranë detit Adriatik, kësaj radhe me risi të shumta edhe në ambientin e Hotel Otrant do të mund të kaloni 4 mbrëmje fantastike.

Në këtë edicion të vitit 2022 performojnë artistë e DJ të njohur vendor e ndërkombëtarë si: Sem Thomasson,Kida ,Buta, Dj Bobi, Dj Illegal, Mr Cool, Millok, Kadrok, Dandara, Dj Jajki, Dj Wise, Dj Isne, Dj James, Dj Meex, Ministri, Xhurim Dema, De1kpz, Nesim Maxhuni on drums, Art lokaj, Rodi Jazz e shumë të tjerë.

RonaTyra

Qëllimi i Bamboo Mayfest është për të festuar fillimin e verës dhe në të njëjtën kohë për të kaluar fundjavë të çmendur në botën magjike të muzikës.

Nga 30 Prill deri me 4 Maj, ekziston vetëm një destinacion – Bamboo Mayfest, Hotel Otrant në Ulqin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu