Kur në merkaton e dimrit vendosi të kthehej në Itali te Milani, në garë për të ishte dhe Bologna por Zlatan Ibrahimoviq preferoi rikthimin te ish skuadra e tij. Por në fund të këtij sezoni gjërat mund të ndryshojnë, me suedezin që mund të kalojë te skuadra e Sinisa Mihajlloviq.
Për momentin Ibra te Milani duket se ndihet mirë, por pret që të kuptojë se çfarë projekti do të kenë kuqezinjtë dhe për më tepër se kush do të jetë trajneri i ri. Por mbi të gjitha do të kërkojë të kuptojë se sa dëshirë do të ketë Ivan Gazidis për të besuar ende tek ai. Shume pikëpyetje që e kanë bërë Ibrën të rimendohet dhe në krahun tjetër kanë nxitur trajnerin e Bolognas, Sinisa Mihajlloviq t’i japë një mesazh suedezit duke e ftuar në Bologna ku do të ishte dhe në qëndër të projketit të skuadrës që ai drejton.
Që të të dy flasin me njeri tjetrin kjo nuk është me sekret sepse e ka treguar vetë trajneri i Bolognas: “Më ka telefonuar disa ditë më parë. Do të shohim se çfarë do të vendose në verë. E sigurte që nuk do të qëndrojë te Milani, por nuk dihet nëse do të qëndrojë në Itali apo do të kthehet në Suedi”, ka treguar Mihajlloviq. Ndoshta Ibrahimovic mund edhe të provojë të qëndrojë edhe për të paktën një vit në Itali por ende nuk ka marrë një vendim dhe çdo gjë mbtet e hapur. Duke njohur Ibrën është shumë e vështirë të bëhen parashikime pasi ai mund të vendosë edhe një rikthim te Hammarby apo edhe të tërhiqet fare nga futbolli. Zlatan është nga ata lojtarë që në fund do që të ndihet protagonist absolut, sepse ai kështu është, jep gjithçka dhe do gjithçka.