Pendohet

0
Gjigandi

Mbrojtësi anësor i Liverpoolit, Andy Robertson, ka bërë të ditur se është penduar për incidentin me Lionel Messin gjatë ndeshjes së famshme të skuadrës së tij kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Në një ndeshje dramatike në Anfield, kur Liverpooli e kishte përmbysur rezultatin në mënyrë të jashtëzakonshme për ta eliminuar Barcelonën, mbrojtësi skocez e kishte zemëruar Lionel Messin gjatë fillimit të ndeshjes.

Përderisa ata të dy ishin rrëzuar në tokë gjatë një aksioni, Robertson nuk rezistoi dot pa ia shtyrë paksa kokën Messin, teksa ky i fundit po ngritej në këmbë.

Gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë nuk e vlerësoi aspak këtë veprim të mbrojtësit të Liverpoolit. Tani, Roberton e pranoi se edhe ai është penduar për veprimin e tij dhe tha se nuk do ta kishte përsëritur po të kishte mundur të kthehej në kohë.

“Unë dhe Fabinhon ishin duke e ndjekur atë dhe të dy u rrëzuam në fushë. Unë vetëm ia shprisha pak flokët, ai nuk ishte shumë i lumtur”, ka thënë Robertson.

RonaTyra

“Është diçka që nuk do ta bëja sërish, pa asnjë dyshim. Është thjesht mungesë respekti drejt lojtarit më të mirë që e ka luajtur ndonjëherë këtë sport”.

“Ne ishim shumë të emocionuar për ndeshjes dhe fatkeqësisht ajo ndodhi shumë në fillim, apo jo? Ai ishte në tokë, unë isha në tokë. Nuk e di çfarë më shtyri të veproja ashtu”.

“Por, tani është bërë diçka me të cilin gjithmonë ma lidhin emrin, që nuk është gjëja më e mirë. Nëse do të kisha qenë duke menduar, s’do ta bëja. Por, nuk po mendoja qartësisht”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu