PD publikon dokumentet, Agim Kajmaku vihet nën hetim për falsifikim vulash, formularësh dhe stampash – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë nën hetim për falsifikim vulash, formularësh dhe stampash, pasi ka fshehur arrestimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit. Njësia e dekriminalizimit ka nisur hetimet një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit si kryebashkiak i Vorës. Sipas Prokurorisë, Agim Kajmaku vërtet është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Janinë por thekson se e ka detyrimin ligjor të deklarojnë çdo informacion në lidhje me gjeneralitetet e tyre aktuale dhe të mëparshme. Nga ana tjetër, kryebashkiaku socialist ka deklaruar se i ka dërguar një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kryeprokurores Arta Marku në të cilën bën me dije se është në pritje të te dhënave me shkrim nga Prokuroria Greke për rrethanat e ndonjë urdhri ndërkombëtar kërkimi në emrin e tij. Kujtojmë që ditën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një tjetër dokument i cili sipas Bardhit fakton se Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton. Gjatë deklaratës për shtyp, Bardhi u shpreh se ky dokument vërteton akuzat e ngritura të PD-së ndaj kryebashkiakut socialist Agim Kajmaku ndërsa kërkoi shkarkim të menjëhershëm nga detyra si kryebashkiak i Vorës. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu