PD pas reagimit të Gjiknurit: Rama në koalicion me krimin e organizuar

0
Gjigandi

Menjëherë pas një statusi të Damian Gjiknurit që fliste për sfidat e listave të hapura ka reaguar PD.

“I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar!”, thotë Gazmend Bardhi.

Reagimi
Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.
Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.
I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar!
Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu