Këtë të enjte po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Roskovec, tek pedonalja.
Kandidatët të cilët votohen sot nga qytetarët janë Emels Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi.
Procesi i votimit u hap orën 9.00 dhe do të mbyllet në orën 17.00.
Luan Baci është shprehur se këto votime janë të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike, teksa nuk i kurseu akuzat për kryetarin Alibeaj.
“Disa e quajnë veten ushtrues i komanduar i detyrës së kryetarit që në fakt nuk është i tillë po nxijnë realitetin e PD, në fakt ja PD në Roskovec ky është realiteti. I ftoj të bëhen pjesë e garës e procesit dhe realitetit, pasi ashtu siç dështuan me kuvendin e tyre të famshëm ku u ulen 5004 delegatë në 1940 karrige, po dështojnë çdo dite me propagandën e shpifjet e tyre”,
tha ai.