PBDNJ koalicion me Berishën, PDIU shpall “divorcin”: S’ka vend për ne!

0
Gjigandi

Një nga partitë që nuk do ti bashkohet koalicionit opozitar në zgjedhjet vendore të 14 majit, duket se është PDIU, e Shpëtim Idrizit.

Pas lajmit për firmosjen e marrëveshjes me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, armikun e tij të përhershëm politikë, kreu i partisë çame tha se PDIU ka kohë që e ka marrë vendimin, që do të dalë e vetme në zgjedhje. thotë Idrizi..

“Marrëveshja e sotme e PD me PBDNJ është tregues që vendimi i PDIU është i duhur dhe pa kthim.”, tha Idrizi.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021 PDIU nxori 2 deputetët në Tiranë, përkatësisht Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën, dhe 1 në Fier, Nusret Avdulla. PBDNJ-ja ndërkohë në parlament ka vetëm kreun e saj, Vangjel Dule, ndër deputetët më pak të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu