Patentat, dyndje te mjeku/ Rritja e çmimit shkakton fluks të të rinjve që nxitojnë të bëjnë analizat

0
Gjigandi

Rritja e kostos nga 45 mijë lekë në 85 mijë lekë për t’u pajisur me leje drejtimi ka rritur numrin e qytetarëve, kryesisht të rinj këto ditë të cilët nxitojnë të plotësojnë dokumentacionin për të përfituar për t’u regjistruar në autoshkolla ende pa u aplikuar çmimet e reja.

Në qendrat shëndetësore të specialiteteve ku bëhet kontrolli i syve dhe i veshëve ka fluks të rinjsh që presin të pajisen me dokumentacion të domosdoshëm për t’u pajisur me leje drejtimi. Gjatë orarit zyrtar të punës vetëm një okulist kryen 50 deri në 70 vizita përtej të gjitha kapaciteteve njerëzore për të përballuar fluksin e këtyre ditëve.

Ndërkohë normalisht një mjek duhet të kryejë deri në 20 vizita në ditë. Përveç rritjes së çmimit që duhen paguar pranë autoshkollës është rritur dhe numri i orës të praktikës që duhet të bëhej një kursant nga 25 orë që kanë qenë me parë në 34 orë./ TCH

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu