Pashkët ortodokse/ Ambasadori Shkurov dhe Kim vizitojnë ukrainasit e strehuar në Shqipëri

0
Pashkët ortodokse/ Ambasadori Shkurov dhe Kim vizitojnë ukrainasit e strehuar në Shqipëri
Gjigandi

Ambasadori i Ukrainës, sëbashku me diplomaten amerikane, Yuri Kim dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn vizituan sot ukrainasit e strehuar në Shqipëri me rastin e festës së Pashkës ortodokse.

Në fjalën e saj, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se zemrat e qytetarëve në të gjithë botën, rrihnin si një e tërë me popullin ukrainas të cilët po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të luftës.

“Dhe i ndjeva të gjitha ato gjëra kur pashë fëmijët duke kërcyer kur mbërritëm këtu. Ky është një moment i errët dhe mbrëmë, nuk e di për ju, por mund atë shkoja në kishë për të festuar meshën e Pashkëve. Dhe në ato momente kur ne të gjithë kishim qirinjtë të ndezur, mendova se si të gjitha zemrat tona anembanë botës rrihnin sëbashku si një, duke rrahur sëbashku me tuajat dhe me çdo njeri në Ukrainë”

– tha Kim.

Ndërsa ambasadori Shkurov, tregoi se gjatë rrugës, takoi një grua të moshuar e cila po gatuante kuliçin tradicional të Pashkës.

RonaTyra

Diplomati shton se e moshuara tha se festa në këto kushte nuk është shumë e gëzueshme, por përsëri duhet festuar.

“Dua të drejtohem tek të gjithë me një fjalë shumë të thjeshtë që për ne ka shumë kuptim, Krishti u ngjall. Unë kam qenë shumë i emocionuar nga një pamje që kam parë duke ardhur këtu. Ishte një gjyshe e vjetër e cila në rrënojat e shtëpisë së saj po gatuante paskën, kuliçin tradicional të Ukrainës. Dhe ajo tha që pasi festa nuk është shumë e gëzueshme por prapë duhet festuar

” – tha Shkurov.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu