Pas një pauze disa vjeçare, artistja e njohur, Era Istrefi sot (e enjte) rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Pritjet po i vije fundi pasi përmes rrjetet sociale këngëtarja prej ditësh ka njoftuar rikthimin me këngën e re “Bebe”, e cila do të jetë e shoqëruar edhe me klip.
Projekti pritet të lansohet në ora 18:00, ndërsa Era ka sjell pjesë të shkurtra nga xhirimet e klipit e ku duket në formë të mirë, unike dhe tejet atraktive.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitu krijuesja e hitit “Bon bon”, por që padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj.
Kujtojmë që kënga e fundit e publikuar nga Era është “No Maybes” në mars të vitit 2020 që erdhi në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash.
/abc24.al/