Pas humbjes së djalit të porsalindur, Ronaldo publikon fotografinë e parë me të bijën: Dashuri e …

0
Pas humbjes së djalit të porsalindur, Ronaldo publikon fotografinë e parë me të bijën: Dashuri e …
Gjigandi

Cristiano Ronaldo ka publikuar zyrtarisht në rrjete sociale fotografinë e parë me të bijën, gjegjësisht në Instagram.

Futbollisti i famshëm, i cili do të mirëpriste binjakët, një djalë dhe një vajzë, kishte pritur vetëm këtë të fundit.

Djali i yllit të Manchester United ndërroi jetë pas lindjes.

Së fundmi, ai ka shpërndarë një imazh në Instagram ku shfaqet duke e mbajtur foshnjën e porsalindur.

“Dashuri e përjetshme”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

RonaTyra

Më herët, në një deklaratë të përbashkët me Georgina Rodriguez, sportisti njoftoi vdekjen e djalit të tij.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

“Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, shkruan çifti.

Ronaldo është baba edhe i katër fëmijëve: Cristiano Jr., binjakët Eva dhe Mateo, të lindur me nëna surrogate. Nga lidhja me Georgina Rodriguez ka vajzën Alana Martina.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu