Pas deklaratave të Skivit rreth BabaStars, Majk vjen me reagim: Nuk ka më keq se të mendosh që je…

0
Pas deklaratave të Skivit rreth BabaStars, Majk vjen me reagim: Nuk ka më keq se të mendosh që je…
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, Visar Shala – Skivi, në një intervistë të fundit foli për raportet brenda label-it BabaStars.

Ai në emisionin “Barber Shok” përball gazetari Fis Juniku, tregoi se label-i vazhdon të ekzistojë dhe se nuk i ka ardhur mirë kur ka dëgjuar nga shokët e dikurshëm të skuadrës deklarata të tipit se grupi është shuar.

“Sepse nëse nisemi me atë ‘që janë shuar BabaStars’ ajo është shumë gabim. Nuk bën ashtu të thuash. Prej kësaj më ka ardhur keq kur kam dëgjuar deklaratat si ‘janë shuar BabaStars’. I kam dëgjuar prej ish-kolegëve të mi në BabaStars, domethënë prej një vendi ku vet ke ecur, ke ngrënë e pirë pirë e plus i këndon këngët që s’janë të tuat hiç, duke filluar prej ‘High 1’ dhe ‘High 2’ që as këngët e tij nuk janë, po bjen si në kontradiktë me vetveten”, tha ai ndër të tjerash Skivi.

E duke qenë se ai ka përmendur një prej reperëve jo-prezent në këngën “High 1”, por që i është bashkuar më vonë BabaStars, kanë pasuar reagime nga ish-reperët e grupit TBS (dikur pjesë e BabaStars).

RonaTyra

Reperi Majk në një deklaratë të shkurtër të publikuar së fundmi në InstaStory, shkroi: “Nuk ka më keq se të mendosh që je bërë dikush që realisht nuk je”.

Foto: Majk/InstaStory

E kjo deklaratë pa ndonjë emër konkret u pa si thumb ndaj atyre që Skivi tha në emisionin “Barber Shok” në RTV Dukagjini.

Përndryshe, Majk dhe Onati më pas iu bashkuan label-it BabaStars në hitet vazhduese të “High”, si: “High 2”, “High 3” dhe “High 4”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu