Parashikova ndeshjen – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Komentatori i njohur shqiptar Kosta Grillo ka “goditur” serish. Teksa shkaktoi polemika disa kohë më parë, me deklaratën në një studio televizive, se bën tifo për Serbinë, kësaj herë, Grillo ka arritur të parashikojë saktë humbjen e djeshme të Shqipërisë ndaj Turqisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Grillo ka ndarë me miqtë e tij skedinën e vendosur në Qipro, për disfatën e kuqezinjve, teksa opsioni i vendosur nga komentatori ishte x-1 (barazim në pjesën e parë dhe fitore të Turqisë në pjesën e dytë). “Ja si e parashikova ndeshjet me kardashës”, shkruan Grillo në “Facebook”. Mësohet se shuma e vendosur është 50 euro për 190 euro. Kujtojmë që në Shqipëri bastet sportive janë të ndaluara prej disa muajsh, ndërkohë që Grillo ka zgjedhur Qipron për t’u “dëfryer”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu