Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, duke krijuar kushte për mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 1 deri 3 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.