Parandalohet kimi në familje në Durrës, arrestohet 42-vjeçari

0
Parandalohet kimi në familje në Durrës, arrestohet 42-vjeçari
Gjigandi

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar sot arrestimin në flagrancë të shtetasit F.Sh., 42 vjeç, banues në Durrës, që ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me thikë.

Gjatë kontrollit në banesë, 42-vjeçarit iu gjet një armë sportive, që e mbante pa leje, ka njoftuar policia.

Arrestimi i 42-vjeçarit u bë pas kallëzimit të marrë nga shtetasja J. Sh. se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht dhe e kishte kanosur me thikë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu