Kriza që vjen si rezultat i luftës në Ukrainë do të përkeqësojë më tej nivelin e borxhit në vend, pasigurinë ushqimore dhe pabarazinë sociale.
Ky është paralajmërimi që përfaqësues të FMN dhe Bankës Botërore i dhanë guvernatorit Gent Sejko dhe ministres Delina Ibrahimaj në mbledhjet e pranverës.
Për të frenuar pasojat ekonomike të luftës, zyrtarët ndërkombëtarë nënvizuan nevojën e monitorimit të vazhdueshëm të presioneve inflacioniste dhe rishikimin e mëtejshëm të politikës monetare.
Sejko përsëriti se inflacioni do të mbetet mbi objektivin e Bankiës së Shqipërisë dhe se rritja ekonomike do të ngadalësohet.