Paralajmërimi i ministrit shqiptar: Asnjë zyrtar të mos e bëjë gjumin e qetë

0
Paralajmërimi i ministrit shqiptar: Asnjë zyrtar të mos e bëjë gjumin e qetë
Gjigandi

Ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja ka paralajmëruar zyrtarët dhe ish-zyrtarët e administratës që kanë abuzuar me ligjin, se do të vihen para drejtësisë.

Sipas Manjës, një superhetim po bëhet aktualisht për abuzimet me pronat, rezultatet e të cilit do të dalin shumë shpejt.

“Hetimi është i shtrirë në kohë, janë nën hetim ish-zyrtarë e zyrtarë dhe ju siguroj se abuzuesit do të përballen me drejtësinë pavarësisht gradave”, ka thënë Manja.

Ministri i Drejtësisë ka përshëndetur veprimet e shpejta të Prokurorisë menjëherë pas një kallëzimi të bërë nga Drejtoria Antikorrupsion, që ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve e ish-zyrtarëve të kadastrës në Sarandë. Ai ka nxitur prokurorinë që të vazhdojë të rrisë performancën e saj.

“Asnjë zyrtar abuzues nuk duhet ta bëjë gjumin të qetë, pavarësisht postit që mban”, është shprehur ai./A2 CNN

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu