Banka e Anglisë ka zbuluar modelin e ri të kartëmonedhës 20£, kartëmonedhën më të falsifikuar të Britanisë. Kartëmonedha përmban autoportretin e Turner-it nga 1799. Citati për kartëmonedhën “Drita është pra ngjyra” buron nga një ligjëratë e 1818 e Turner në Akademinë Mbretërore, ku ai së pari ekspozoi në moshën 15 vjeçare. Nënshkrimi i tij është nga testamenti i tij në të cilin ia la trashëgiminë punës së tij kombit. Paratë e reja janë krijuar për të mbijetuar edhe në lavatriçe. Ato gjithashtu do të jenë më të vështira për tu falsifikuar.