Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe partnerja e tij, tashmë personazh i njohur në shoëbizin shqiptar, Lola Haradinaj, janë së bashku prej shumë vitesh.
Ata janë një nga çiftet që komentohen shpesh në faqet rozë, ndërkohë që shpesh kanë rrëfyer për marrëdhënien e romancën e tyre.
Të njëjtit së fundmi kanë dhënë një intervistë bashkë për ATV, gjersa kanë rrëfyer më shumë për takimin e parë dhe detajet e asaj dite.
Foto: Screenshot/Facebook
Siç tregojnë, takimi i tyre i parë ka ndodhur në burg para më shumë se 20 viteve.
“Ka ardhur në vizitë bashkë me motrën me më vizituar, sepse unë e kam pasur një problem pas luftës me drejtësinë ndërkombëtare aty kemi filluar kontaktet, pastaj natyrisht i kemi shpeshtuar kontaktet pasi jam liruar unë nga burgu në 2006. Ndoshta edhe kur je pak në izolim të gjitha vajzat na dukeshin të mira, por kjo pak më e mira”, ka thënë Haradinaj.
Foto: Screenshot/Facebook
“Kujtoj pjesën kur Dauti më ka marrë në telefon, kemi folur siç tha edhe Dauti për tema të thjeshta, një ditë prej ditëve Dauti më tha a mund të vish të më takosh vetëm, unë u stepa pak se ishte formacioni se si do të ndodhte vizita ishte pak i çuditshëm. Gjatë gjithë rrugës isha pak në siklet. Por ka ndodhur spontanisht dhe e mbaj mend si kujtim shumë të bukur. Për një vit kemi folur në telefon deri në ditën në 2006 kur Dauti u lirua nga burgu dhe u takuam ballë për ballë”, tha në anën tjetër Lola.
Ata kanë bashkë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.
/abc24.al/