Një investigim ekskluziv disa javor i BBC-së në spitalet e ndotura në Afrikës së Jugut ka ekspozuar një dështim të jashtëzakonshëm të sistemit shëndetësor në vend.
Pamjet e siguruara tregojnë mjekë të dërrmuar e infermiere që nuk e përballojnë dot më fluksin e të sëmurëve nga Covid 19. Shërbimi shëndetësor në vend është thuajse në prag kolapsi, thotë gjiganti mediatik. Një pjesë e stafit është e sëmurë e kjo ka detyruar infermieret të shërbejnë vetë edhe si sanitare.
Mbërrijnë raporte alarmuese për të porsalindur që vdesin në maternitetet e mbipopulluara të vendit e ku ka mungesë stafi. Një mjek e përshkroi situatën si “ një dështim epik të një sistemi thellësisht të korruptuar”, ndërsa një tjetër foli për një “shterrim institucional, një ndjesë kronike shfrytëzimi, për praktikisht një falimentim të departamentit të shëndetësisë dhe një sistem të gjunjëzuar pa asnjë strategji menaxhimi”.
Investigimi I BBC-së vjen në kohën kur Afrika e Jugut, që arriti ta frenonte virusin prej muajsh me një karantinë të parakohshme, të ashpër dhe ekonomikisht shkatërruese-, tani po sheh një rritje frikësuese të infektimeve, çka detyroi presidentin Cyril Ramaphosa të paralajmëronte se mbi vendin “ po përplaset stuhia”. Kriza e shëndetit, e cila është më akute në qytetin port Elizabeth, ka ngritur pyetje serioze mbi mënyrën sesi i përdorën apo më sakte i shpërdoruan zyrtarët vendas muajt e izolimit, gjatë të cilave u pa se nuk u ndërtua ndonjë strategji.
Burimi: top-channel.tv