Një person është parë duke lëvizur në rrugët e Tiranës me pistoletë në brez.
Ai shfaqet duke ecur me biçikletë ndërsa armën e ka futur në pantallona dhe bluzen e ka ngritur sipër, gjë që e bën të dallueshme për çdo kënd.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë punonjës policie, gardist apo civil që e ka të lejuar armën, megjithatë një pamje e tillë ngjall panik tek shikuesit.
Është e paqartë se ku po shkonte dhe arsyeja përse lëvizte i armatosur në rrugët e Tiranës.