Pamje të rënda/ Burri masakron me grushte një grua në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

0
Gjigandi

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku tregon një rast të paprecedentë dhune ndaj një gruaje.

Sipas postimeve në disa profile në Tik-Tok, videoja është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës dhe aty shihet një grua brenda një makine teksa goditet herë pas herë me grushte dhe shpulla nga një burrë. Burri, i ulur në vendin e shoferit e kap edhe prej flokësh gruan duke ia përplasur kokën në sediljen e pasagjerit.

Pamjet janë publikuar me targën e mbuluar çka e bën të vështirë identifikimin e personit që po ushtron dhunë. Sakaq, ende nuk dihen motivet se përse ka ndodhur sherri.

 

 

RonaTyra

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu