Samiti i BE-së, kryeministri Rama: Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare!

0
Gjigandi

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për samitin e BE-së që do të mbahet këtë të enjte në Brukse.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari. Sakaq shton se “Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare”.

“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu