Paçarada me Sandhausenin mbeten pa pikë në sfidën me Dynamon

0
Gjigandi

Sandhausen në minutën e fundit mbetet pa pikë në përballje me Dynamon nga Dresdeni, në ndeshjen e javës së 33-të të Bundesliga II. Dynamo fiton me rezultat 1:0 në konak të Sandhausenit.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit si zakonisht standard, por kësaj radhe iu mungoi fati dhe pësuan humbje në çastet e fundit. 

Paçarada tregoi angazhim të madh, ndërsa reprezentuesi tjetër i Kosovës, Besar Halimi, ka luajtur nga minuta e 82-të. 
Hartmann shënon në minutën e fundit për Dynamon. Paçarada është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 75-të.

Për Paçaradën, Halimin dhe Sandhausenin kjo humbje aspak nuk i prishë punë as që i rrezikon, sepse kanë siguruar ekzistencën para pak javësh, por synim i tyre është që të renditen sa më lartë në renditje në fund të kësaj gare.

Sandhausen është në pozitën e 12-të me 40 pikë dhe ka 9 më shumë se Dynamo e fundit (i 18-ti).

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu