Pa vaksinën, vështirë të zhvillohen Lojërat Olimpike

0
Gjigandi

Japonia është në vështirësi të madhe si organizatore e Lojërave Olimpike, të cilat duhej të zhvilloheshin këtë verë, por u shtynë për vitin e ardhshëm, edhe atë nga 23 korriki e deri më 8 gusht në Tokjo.

Presidenti i Komitetit Organizativ, Joshiko Mori, ka potencuar se Tokjo dhe Japonia, por edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, janë para një sfide të madhe, se sa sportist do të vijnë në Tokjo, e pastaj sa spektatorë do të ketë, si do të jenë protokollet e mbrojtjes ndaj “Covid 19”.

Në takimin e fundit me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe, është mësuar se pa vaksinën kundër “Covid 19”, shumë vështirë se do të realizohen Lojrat Olimpike dhe se Japonia do të ketë humbje në vlerë prej 2 deri më 6 miliardë dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu