Pa pike turpi falënderoi Macronin që i tha “JO” Shqiperise – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nga Kuvendi foli për buxhetin faktit të 2018 dhe për përpjekjet e Shqipërisë, e cila ende shpreson për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.     Sipas tij, shumica dërrmuese e vendeve anëtare mbështesin vendin tonë për anëtarësim, ndërsa shtoi se ky është një sukses i Shqipërisë pasi ka përmbushur një sërë kushtesh.     Numri dy i PS-së kritikoi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij, ky i fundit dje falënderoi Presidentin e Francës pasi u shpreh kundër negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.       “26 mijë nxënës shqiptarë për shkak të këtij buxheti kanë shkolla të standardeve europiane. Janë 80 qendra shëndetësore të ndërtuara në çdo cep, pa përfshirë këtu rikonstruksionin e spitaleve në vend. E gjetëm Shqipërinë në 2013 me spitale që ngjanin me hanin dhe nuk ngjanin aspak me një qendër spitalore. Të shkoje në Elbasan nuk gjeje derën e spitalit, sepse do të kaloje nëpër dyert e qoftereve. Tre javë më parë teksa Gjermania që i thoshte “po” Shqipërisë, në këtë sallë dëgjova syresh që nuk është një “po”, por është ashtu dhe kështu.  Ne sot duhet të jemi krenarë, sepse  Gjermania është vendi që drejton betejën për t’i dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë hapjen e negociatave me BE. Teksa ne jemi këtu në sallë, një njeri që 28 vite i ka bërë dëm Shqipërisë, del dhe pa pikë turpi dhe falënderon Macron që i thotë “jo” Shqipërisë. Çfarë i shtynë ata t’i thonë jo Shqipërisë nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ne kemi bërë dhe kemi përmbushur pikë për pikë të gjitha kushtet. Ajo që na ndryshon nga Maqedonia e Veriut nuk është cilësia e reformës, sepse reforma në drejtësi është dhjetë vite para , por dallimi kryesor është klasa politike në Maqedoni dhe ajo që është në Shqipëri. Një gjë është e sigurt, sepse ne kemi sot një shumicë të vendeve anëtare  mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kjo është një arritje për Shqipërinë”-tha Balla.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu