Pa klubin ‘anglez’ elita e futbollit të Kosovës, a është e mundur? 

0
Gjigandi

Sa shumë u gëzuan, e u shashtrisëm dhe hodhën valle, se mori fund kriza e klubit të futbollit të Ferizaj pikërisht para dy viteve!
7 korriku i vitit 2018, një ditë e çmuar, e krenarisë e cila na doli dardhë bisht dhe na zhgënjeu pamasë!

Shtatë korriku i famshëm, zyrtarët e klubit të asaj kohe,  kishin ftuar edhe disa zyrtarë komunal, me veshje solemne apo me rroba të hekurosura e këmisha të bardha, morën pjesë në solemnitetin e madh, dhe anglezët aty në krye me legjendën e futbollit anglez, Brian Deane dhe disa investitorë vendorë, ndodhi privatizimi i klubit. 

Duartrokitje, buzëqeshje, fjalë krenarie, do bëjmë një klub që do ta mbahet mend, ashtu edhe ndodhi! Ranë prej lige! 

Klubi ishte privatizuar, 51 për qind aksioneve anglezët e 49 për qind vendorë. Fukarallëku u hoq përnjëmend për të ardhur pastaj ditë zeza sportive, Ferizaj të bie edhe nga liga gjatë këtij viti! 

RonaTyra

Mrekulli e rrallë në hotelin “Emerald”, fjalë të bukura e të mëdha, e tërë Kosova shikonte më vëmendje, disa lakmonin e ledhatonin  gishtat,  kudo Zoti edhe në klubet tona të ndodh kjo mrekulli! Të gjithë me bindje se Ferizaj tani do të fuqizohet!

Vërtet u fuqizua dhe e solli krenarinë e rrejshme në opinionin sportiv. Nëse nuk është ashtu le ta demantojnë zyrtarët e klubit të Ferizajt! Erdhën e shkuan trajnerët, disa edhe me nervozizëm sepse nuk e gjetën jetën përrallore në klubin “anglez”.

Erdhën e shkuan disa lojtarë me zemërim, se nuk e gjetën parajsën e premtuar! Disa nga futbollistët të zhgënjyer, disa në kushte anonime ankoheshin, nuk kemi marr rroga. Disa herë u futen në bojkot, derisa gjeni rrugëzgjidhje, i thënçin zgjidhje! Zgjidhje pa zgjidhje, klubi bie nga elita.

Dikush në klub duhet të del e të thotë hapur pse ndodhi kjo krizë, të paktën t’i kërkojë falje qytetarëve, që besa edhe zogjve të malit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu