Ikona e Liverpool, Michael Owen, ka folur lidhur me transferimin e Timo Werner te skuadra e Chelsea.
Timo Werner ishte lojtari me vëmendjen më të madhe para transferimit te skuadra e Chelsea.
Gjermani lidhej me një kalim në Premierligë, por fillimisht ishte Liverpool skuadra që shihej favorite për kartonin e lojtarit që shkëlqente me Leipzig.
Megjithatë, në fund, doli që Chelsea të nënshkruante me lojtarin premtues. Për gjithë këtë situatë, Michael Owen ka një arsye. Ajo lidhet me Divock Origi.
“A do të jenë Origi dhe Minamino aty sezonin tjetër? Po do të jenë. Origi nënshkroi kontratë të re dhe Minamino sapo ka nënshkruar”, ka thënë Owen fillimisht.
“Ata janë aty. Nënshkrimi i Origi tregoi lojalitetin e Liverpool ndaj tij, por kjo gjë i humbi skuadrës shërbimet e Timo Werner”, ka insistuar anglezi.
“Nuk jam i sigurt nëse Liverpool nuk kishin nevojë për një sulmues më të mirë, siç ishte Werner”, ishin fjalët e një herë fituesit të ‘Topit të Artë’.
Liverpool tashmë kanë kthyer vëmendjen ka Thiago Alcantara dhe në merkato po kërkojnë mesfushor me tipare kreative.