Sulmuesi i ardhur në afatin kalimtar të janarit tek FC Prishtina, Oto John, është në super-formë me skuadrën ‘bardhekaltër’ pasi që për 9 ndeshje ka shënuar 9 gola.
John ka folur pas ndeshjes së sotme ku arriti t’i shënoj dy gola për t’a bërë lidere skuadren e tij të paktën deri neser ku Drita zhvillon ndeshjen ndaj Trepces 89’.
“Ne u angazhuam maksimalisht që nga kjo ndeshje që të marrim pikët e plota e pastaj patëm mundësi edhe manovrimi. Jam i lumtur për golat, jam i lumtur me shokët e ekipit dhe ekipin në tërësi. Jam i kënaqur me këto tre pikë dhe krejt çfarë dua është të vazhdojmë me këtë ritëm. Natyrisht se jam i kënaqur me statistikat e mia dhe dua të ndihmoj ekipin të arrijmë, krijojmë golin dhe lutëm shumë të vazhdojmë sa më gjatë kështu” ka thënë sulmuesi Oto John.