Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ishte sërish në qendër të vëmendjes me pozat e reja.
E njohur për linjat e saj mahnitëse të trupit, Oriola vuri ato në fokus edhe në një fotosesion të ri provokuese.
Modelja joshëse pozoi e veshur vetëm në të brendshme me ngjyrë të kuqe në të cilat dukej më në formë se asnjëherë më parë, ndërsa në disa prej tyre mbante një buqetë me trëndafila të kuq.
Foto: Oriola Marashi/Instagram
Oriole përveç imazheve ku shihet vetëm, në disa të tjera që postoi për fansat në Instagram ajo shihet edhe përkrah modeles së njohur, Nadine Miranda.
Dy modelet pozuan për kampanjën e re të “Guess”, teksa fotot u realizuan nga fotografi Juxhin Kurti.
Foto: Oriola Marashi/Instagram
“Ka shumë arsye për ta dashur Italinë, dhe një nga to është liqeni i Comos, kalova një kohë të mrekullueshme në xhirimet e linjës së re të brendshme të Guess”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve.
Foto: Oriola Marashi/Instagram
Ndërkohë, nuk munguan komentet e shumta nga ana e miqve dhe ndjekësve të saj, të cilat ishin kryesisht pozitive.
Foto: Oriola Marashi/Instagram
Ndryshe, përveç angazhimeve profesionale jeta private e modeles mbetet larg syrit të mediave që pas ndarjes nga futbollisti Eros Grezda. /
abc24.al/