Operacioni “Kuito” mund të jetë dekonspiruar – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Katër ditë pas operacionit “Kuito”, ku u kapën 137 kg kokainë dhe u arrestuan dy persona, hetuesit kanë dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar.

Referuar kamerave të sigurisë të sekuestruara në Portin e Durrësit, ka rezultuar se në momentin e marrjes së pakove në kontejner nga Ardian Bega dhe Altin Myslihak, pako që ishin zëvendësuara me oriz, kamera kryesore e sigurisë me kënd 360 gradë dhe me rezolucion të larte, ka lëvizur fokusin nga kontejneri ku gjendej droga.
Të vetmet që kanë regjistruar janë dy kamera fikse, që nuk kanë një panoramë të qartë.
Hetuesit dyshojnë se pritësit e drogës kanë pasur bashkëpunëtorë në administratën doganore. Por hetimet e deritanishme nuk kanë zbuluar ndonjë të dyshuar.
Pas marrjes së pakove nga kontejneri, policia nuk mundi të arrestojë një prej të dyshuarve kryesorë, Gentian Malindin. Ky i fundit është larguar me makinë së bashku me Begën dhe Mylsihakën. Malindi arriti t’i shpëtojë policisë, ndërsa Bega dhe Myslimhaka nuk u ndaluan atë natë, por një ditë më pas.
Burimet thanë se Malindi u identifikua pasi kishte përdorur mjetin e tij të identifikimit, për të kaluar sigurinë në Portin e Durrësit dhe në terminal, çka çoi prokurorinë tek emri i tij dhe më pas identifikimin e dy të tjerëve.
Droga u zbulua nga policia greke që në bashkëpunim me DEA-n amerikane realizuan dorëzim të kontrolluar tek pala shqiptare duke zëvendësuar kokainën me oriz.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu