Nuk ndalet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni arrin 6.2 për qind në prill

0
Nuk ndalet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni arrin 6.2 për qind në prill
Gjigandi

Rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndaluar, duke kapur rekorde të reja për çdo muaj. 

Sipas të dhënave të publikuara sot nga instituti i statistikave INSTAT, indeksi i rritjes së çmimeve arriti në 6.2 për qind në muajin prill, në krahasim me 1.9 për qind që ishte në të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Të dhënat tregojnë se rritja e çmimeve në muajin prill është rritja më e fortë e çmimeve e regjistruar në vend që nga viti 2001, kur inflacioni ishte 7.6 për qind.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin prill 2022, krahasuar me mars 2022 është 0.7 për qind.

Inflacioni është pothuajse dy herë më i lartë se objektivi prej 3 për qind i Bankës së Shqipërisë, që konsiderohet dhe niveli ku rritja e çmimeve është e shëndetshme.

RonaTyra

Rritja vjetore e çmimeve në muajin e katërt të vitit është nxitur nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 3.56 pikë përqindje, i ndjekur nga transporti me 1.23 pikë përqindje, ndikuar nga çmimet e karburanteve që qëndruan në nivele rekord përgjatë gjithë muajit.

Por nëse rritja deri në fillim të vitit kishte ardhur kryesisht nga mallrat e importit dhe kostot e shtuara të bizneseve për transportin dhe energjinë, dy muajt e fundit tregojnë për rritje çmimesh për kategori si argëtimi dhe kultura, veshjet, etj.

Të dhënat paraprake nga Eurozona tregojnë se me stabilizimin e çmimit të energjisë elektrike, inflacioni mund të ketë prekur kulmin e tij. Por në vendin tonë do të pritet edhe periudha e verës, kur hotelet dhe restorantet kanë njoftuar rritje të mëtejshme çmimesh.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu