Nuk është e qartë…

0
Gjigandi

“Shihemi në fushë”. Ky është mesazhi i koduar i Zlatan Ibrahimovic, i shkruar në rrjetet sociale, si përgjigje e një “tweet”-i nga Hammarby, klubi suedez ku ai zotëron 25% të pronësisë. Ishte pikërisht ky klub, në të cilin u stërvit 38-vjeçari gjatë pandemisë së Covid-19, kur edhe futbolli u fut në karantinë, si krej njerëzimi.

Nuk është e qartë nëse sulmuesi i Milanit dëshiron të japë indicie merkatoje, duke pasur parasysh “flirtin” e vazhdueshëm me Hammarby për sezonin e ardhshëm, apo thjesht për të krijuar shpresë, ngaqë do të rifillojë kampionati suedez, planifikuar për më 14 qershor. Hammarby ka ftuar fansat e tij që të abonohen, për të planifikuar të ardhmen ekonomike të klubit:

“Ne duhet të përgatitemi për më të keqen. Mund të ndodhë që një sezon i tërë të luhet pa tifozë në stadium. Të ardhurat nga biletat e sezonit janë zëri më i madh i të ardhurave të klubit dhe, nëse duam t’i mbijetojmë kësaj krize, ato janë të domosdoshme”. Ibrahimovic aktualisht është në Suedi për të kaluar disa ditë me familjen e tij dhe të bëjë terapi rikuperimi, pas dëmtimit të fundit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu