“Nuk e dua motrën, dua divorcin”/ Kunati hakmerret duke e plagosur me thikë

0
“Nuk e dua motrën, dua divorcin”/ Kunati hakmerret duke e plagosur me thikë
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë për motive të dobëta ka ndodhur në Durrës. Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, shtetasi Spiro Toli u plagos me thikë nga kunati i tij Festim Hoxha pasi Toli i ka kthyer të motrën pak ditë më parë në shtëpinë e prindërve duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte divorcin. Sakaq prej ditësh të dy kanë qenë në debat dhe të acaruar. Duket se Hoxha nuk ka pranuar ndarjen dhe arsyen e kunatit dhe gjatë debateve të cilat kanë qenë të vazhdueshme, në gjaknxehtësi e ka plagosur

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu