Siguria ushqimore, AKU 200 kontrolle në pikat e inspektimit kufitar

0
Siguria ushqimore, AKU 200 kontrolle në pikat e inspektimit kufitar
Gjigandi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) në prag të sezonit veror ka intensifikuar kontrollet për sigurinë ushqimore në subjekte të ndryshme tregtare dhe pikat e inspektimit kufitar.

Sipas AKU-së, gjatë 24 orëve të fundit në shkallë vendi janë kryer 330 kontrolle nga të cilat 202 kontrolle janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 5 mostra për analiza laboratorike.

Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 56 ton produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë marrë 43 mostra për analiza laboratorike.

Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 14 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evidentuara.

AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se është e angazhuar në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore në tregjet e shitjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu