Nuhiu: Kishim ndeshjen nën kontroll, na mungoi goli i qetësisë

0
Gjigandi

Drita ka arritur fitore kundër Drenicës në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës me rezultat 1-0. 

Golin e fitores për “bardhekaltërit” e ka shënuar sulmuesi anësor Xhevdet Shabani, që doli të jetë dhe vendimtar në këtë ndeshje, pasi pas shënimit të golit nuk kishte më lojë.

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Drites, Ardian Nuhiu, i cili tha se futbollistëve iu mungoi freskia në këtë ndeshje.

“Na mungoi freskia në këtë ndeshje. Krijuam por nuk e kishim freskinë të shënonim.  Por sido që të jetë me rendësi është trepikëshi, dhe tani e presim ndeshjen e radhës. Gjithçka kishim nën kontrollin, thjeshtë mungonte goli i qetësisë sepse Drenica nuk na rrezikoi”, tha Nuhiu për SSK.

Drita pozicionohet në vendin e parë me 68 pikë të grumbulluara, kurse Drenica rrezikon seriozisht duke u renditur në vendin e tetë me 41 pikë të mbledhura. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu