Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar mbrëmjen e sotme sanksionet që DASH shpalli ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Aqif Rakipi, duke thënë se në Partinë Demokratike ka një dualizëm dhe kjo u nxor në sipërfaqe edhe me raportin e fundit.
“Lufta personale e Berishës për heqjen e statusit ‘non grata’ përzihet me situatën politike. Ka një ngecje, nuk po shfrytëzohet kjo situatë e favorshme për ju (Rithemelimi), mund ta kishit shfrytëzuar,”
u shpreh ai.
Sipas Minxhozit, te “Rithemelimi” pati një solidaritet me kreun i cili mban të njëjtin status tashmë me të ndëshkuarit e radhës nga DASH.
“Basha e shfrytëzoi, duke thënë “raporti i mirë, non grata e keqe.”
Kurse, duke iu referuar reagimit të kryeministrit Edi Rama, Minxhozi tha se është tipi e politikanëve shqiptare që kur marrin një lajm të mirë nga një
“x institucion” e vendosin në faqen e parë, ndërsa kur marrin lajm jo të mirë e çojnë në fund fare.”