“Njerëz brenda FFK-së kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve dhe ‘gjahun e shtrigave’”

0
Gjigandi

Federata e Futbollit e Kosovës pritet të mbetet pa kryetar nga 18 qershori.

Kryetari aktual Agim Ademi e ka pranuar një urdhëresë nga Gjykata e Apelit për vuajtjen e dënimit prej 9 muajve burgim për një vepër që nuk ka të bëjë me futboll e që është kryer në vitin 2012.

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme të shumta për pasuesin e tij në krye të futbollit kosovar.

Nuk dihet ende nëse FFK-ja në javët në vijim do të shkojë në zgjedhje, por në medie tashmë po qarkullojnë disa emra si pasues të Agim Ademit.

Ish-gjyqtari i futbollit kosovar, Nexhmedin Bunjaku, në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se sekretari gjeneral i FFK-së Eroll Salihu po punon në mbledhjen e nënshkrimeve për t’u emëruar kryetar i FFK-së.

RonaTyra

“Njerëz brenda FFK-së në krye me sekretarin gjeneral (Eroll Salihu) kanë filluar ‘gjahun e shtrigave”, mbledhjen e nënshkrimeve për sekretarin si kandidat të mundshëm. Kjo do të ishte normale nëse do të shpallen zgjedhjet dhe pastaj të mblidhen nënshkrimet. Kjo garniturë assesi t’u largohet metodave tinëzare për mbledhjen e nënshkrimeve, gjë që është dëshmuar sa herë ka pasur zgjedhje në FFK”, ka shkruar ndër të tjera në një shkrim të gjatë Nexhmedin Bunjaku.

Ndryshe, sot gjatë ditës Eroll Salihu demantoi zërat se ai po pretendon të bëhet president i FFK-së.

“Mua kurrë nuk më ka shkuar mendja që të bëhem kryetar i Federatës, aq më pak në këtë situatë dhe periudhë të ndjeshme”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu