Janë bërë një vit që kur ka ndërruar jetë nënë e reperes së njohur shqiptare, Melinda Ademi.
E ëma e artistes siç njoftoi në rrjete sociale vdiq nga kanceri i gjirit në moshën 50-vjeçare.
Këngëtarja në njëvjetorin e vdekjes nuk mungoi me një dedikim prekës, duke thënë se po i mungon shumë.
Melinda Ademi (Foto: Instagram)
“Një vit më parë. Pusho në paqe nënë. Më mungon shumë dhe gjithmonë do të të kem në zemër”, kanë qenë fjalët e 26-vjeçares.
Melinda përndryshe po vazhdon punën me projekte të reja muzikore e po ashtu të jetë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte.
Përkundër gjithë vështirësive, ajo u shpreh në një intervistë më parë se do të punojë shumë për fansat e publikun.
Melinda udhëton shpesh edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i vizituar familjarët.
/abc24.al/