Për shkakun e Koronavirusit, Belgjika do të bëhej shteti i parë që njoftoi mbylljen e kampionatit. Të paktën në parim, u tha se do të merrej për bazë renditja aktuale dhe nuk do të kishte më ndeshje të tjera, duke përcaktuar fituesit e parakohshëm.
Madje disa analistë e paraqitën edhe si model për ta zbatuar në Shqipëri. Por vetë UEFA do të kërcënonte se kush vepronte si Belgjika, në kushtet kur mund të pritet ende për t’i zhvilluar të gjitha takimet, do të rrezikonte mbërritjen në Europë.
Sipas zhvillimeve të fundit, edhe vetë Belgjika është duke hezituar për ta zbatuar planin e saj. Vendimi i dhënë nga ana e “Pro League” dhe Federata Belge e Futbollit, ka pasur një prapakthehu. Ata shprehen se duan të shohin edhe njëherë pozicionin e vetë qeverisë, përpara se të mbërrijnë në vendimin përfundimtar.
Ndërkohë që shteti atje ka ndaluiar të gjitha tubimet masive deri në datën 31 gusht. Një ndeshje normale dhe pa tifozë do të organizonte të paktën 400 njerëz, por është duke u riparë edhe ajo mundësi e vogël që ekziston për ta mbyllur kampionatin në fushën e lojës.