Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Nora Istrefi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të shpërndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.
Ajo ka publikuar dy fotografi nga xhirimet e videoklipit duke prezantuar pak nga prapaskenat e këtij projekti.
Nora Istrefi (Foto: Instagram)
Nëna e një vajze duket e mahnitshme në kostumin e zi të hapur nga pjesë e përparme, e me një palë doreza lëkure të bardha.
E njëjta po ashtu ka vënë një pale syze të tilla të kufizuara me ngjyrë të bardhë, teksa ka mbajtur flokët e lëshuara.
“Ki me lyp me m’pa. Së shpejti”, ka shkruar ajo.
Kjo vjen një muaj pas këngës “Më mungon”, të cilën e lansoi saktësisht më 10 mars 2022.
Projekti në fjalë deri më tani ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube.
/abc24.al/