Një person është arrestuar nga Policia e Vlorës, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Në një njoftim për mediat, policia tha se u arrestua në flagrancë shtetasi L.L., 59 vjeç, banues në Navaricë, Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po ashtu, u proceduan penalisht shtetasit: I. B., 66 vjeç, E. H., 41 vjeç, B. S., 36 vjeçe, A. Sh., 35 vjeç, M. Ç., 45 vjeç dhe E. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. D.(Gj)., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se këta shtetas, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, i kanë marrë një sipërfaqe toke, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, në të cilën janë ndërtuar disa objekte banimi dhe hotele.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin B. M., 37 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi u konstatua duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.