Një hap larg ëndrrës së madhe 11-vjeçare, Pioli citon Kobe Bryant: Milan, misioni nuk ka përfunduar!

0
Një hap larg ëndrrës së madhe 11-vjeçare, Pioli citon Kobe Bryant: Milan, misioni nuk ka përfunduar!
Gjigandi

“Puna nuk ka përfunduar ende, siç thoshte Kobe Bryant në një fjalim që iu tregova djemve”. Stefano Pioli nuk e shqipton fjalën titull edhe pas 2-0 ndaj Atalantës në “San Siro”, fitore që e afron Milanin e tij me ëndrrën trengjyrëshe, kur ka mbetur vetëm një ndeshje deri në fund të kampionatit.

Një sukses i festuar nga trajneri me tifozët, të cilët nuk nguruan në fund të ndeshjes me korin dedikuar atij. “Tifozët na emocionojnë me pasionin e tyre. E dimë, megjithatë, që është ende një javë punë.

Na duhet të ruajmë të njëjtin përqendrim dhe të njëjtën vendosmëri. Në të gjitha këto javë kam parë qëndrimin e duhur të djemve, prandaj jam i qetë”, – nënvizoi trajneri kuqezi.

Pioli përshëndeti skuadrën e tij për mënyrën se si e ka kapërcyer edhe këtë pengesë, duke marrë fitoren e pestë radhazi: “Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm ndaj një ekipi të fortë.

Ne kemi punuar shumë mirë në fazën e mbrojtjes, i lejuam shumë pak shanse kundërshtarit. Po ashtu ishim të mirë në krijimin e mundësive me shumë lëvizje dhe pa humbur kurrë qartësinë”.

RonaTyra

Milani i ri tregoi se ishte në gjendje të menaxhonte edhe presionin e madh të ushtruar nga një ‘San Siro’ i mbipopulluar, në një moment vendimtar: “Të gjitha ndeshjet e mëparshme na kanë mësuar shumë.

Fitoret ndaj Lazios, Fiorentinës dhe Veronës na kanë dhënë ndërgjegjësimin se mund t’ia dalim. Ajo që ne shprehim sot, – shpjegon më pas tekniku me krenari, – është rezultat i dy viteve rrugëtim të bërë së bashku me këto djem”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu